Ilir Nerguti, efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.
Mësohet se Nerguti ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Burimet bëjnë me dije se viktima është babai i dy fëmijëve.
Gjithashtu mësohet se para 2 javësh viktima ka humbur babain i cili po ashtu ishte infektuar me COVID-19, ndërsa ishte i shtruar tek “Infektivi”.
Që nga fillimi i pandemisë, kanë humbur jetën 7 oficerë policie.