BallinaKronike“Killerat” i vrasin vëllain, mesazh Talo Çelës? Autori i grabitjes në Rinas,...

“Killerat” i vrasin vëllain, mesazh Talo Çelës? Autori i grabitjes në Rinas, i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia

Ekzekutimi i Bujar Çelës sot në Elbasan para një lokali, nga vrasës profesionistë siç sqaron policia ngre dyshime të forta. Ndonëse emri i tij nuk është i lakuar në botën e krimit, i vëllai i tij Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe dyshohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës asokohe u bë modifikimi i makinës, e cila shërbeu për grabitjen ku mbeti i vdekur Admir Murataj. Ai vazhdon të jetë në arrati, pasi nuk u bë e mundur kapja e tij si i dyshuar në grabitjen e Rinasit.

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura. Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular