BallinaKryesoreMesazhi i Yuri Kim për shqiptarët nga Saranda: Jo vetëm të ankohen,...

Mesazhi i Yuri Kim për shqiptarët nga Saranda: Jo vetëm të ankohen, por dhe të veprojnë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka nxitur qytetarët shqiptarë t’u kërkojnë llogari zyrtarëve.

Nga Saranda ku ndoqi një aksion për pastrimin e detit, Kim tha se gjithashtu është me rëndësi që qeveria të tregojë çfarë është duke bërë për të qenë transparente.

“Unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Dhe është e drejtë që qytetarët të mbajnë Llogaridhënës personat që i zgjedhin. Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria të tregojë çfarë është duke bërë për të qenë transparente.”

Në rast se shqetësimet nuk u marrin zgjidhje, ambasadorja e SHBA sugjeroi shqiptarët, që jo vetëm të ankohen, por të veprojnë.

“Jam shume e kënaqur me  shqiptaret qe bëjnë pune te ndryshme vijnë nga pjese te ndryshme te vendit. Ata vërejtën te njëjtin problem, nuk vendosen vetëm te ankoheshin por te ndërmerrnin edhe veprim. Kjo nënkupton atë qe thash se ka te bej me dinjitetin demokracinë dhe aktivizimin qytetar. Shpresoj qe sa me shume qytetar te përfshihen sepse ju keni fuqinë dhe përgjegjësinë, kështu qe nëse shihni diçka thjesht ndreqeni atë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular