BallinaAktualitetCikloni po afrohet me Greqinë/ Flet meteorologia: Ja ndikimi i tij në...

Cikloni po afrohet me Greqinë/ Flet meteorologia: Ja ndikimi i tij në Shqipëri

spot_img
spot_img

Meteorologia Adiola Bami ka folur rreth ciklonit që pritet të prekë brigjet e Italisë dhe Greqisë në orët në vijim.

Bami theksoi se Shqipëria qëndron në periferi të ciklonit dhe preket fare pak prej tij. Gjithashtu meteorologia u shpreh se do të ketë rrebeshe të shkurtër shiu në zonat bregdetare. Gjatë fundjavës moti i mirë do të rikthehet duke qenë i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 33-34 gradë celsius, në gjithë territorin e vendit.

“Është një ciklon në pellgun e Mesdheut që ka prekur fillimisht brigjet e Italisë Jugore dhe më pas është zhvendosur drejt Greqisë, ku vendi ynë qëndron në periferi të këtij cikloni. Prekemi fare pak duke sjellë rrebeshe shiu në zonat jugore dhe reshje të pakta në zonat qendrore dhe ato veriore. Kemi fórcim të parametrave të erës duke arritur deri në 50 km/h gjatë natës së sotme duke vazhduar deri në ditën e shtunë.

Për fat të mirë situata përmirësohet ndjeshëm të premten pasdite, kur cikloni dobësohet dhe në Greqi. Situata në fundjavë do të jetë me vranësira të herëpashershme ku do të mungojnë reshjet e shiut. Në gjithë territorin e vendit do të ketë mot të kthjellët me përjashtim të zonave malore ku do të regjistrohen rrebeshe të shkurtra shiu”, tha Bami për “Fax Web”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular