BallinaAktualitetKoronavirusi/Ceremonia e dasmës shkakton 177 të infektuar dhe 7 viktima

Koronavirusi/Ceremonia e dasmës shkakton 177 të infektuar dhe 7 viktima

177 të infektuar me koronavirus dhe 7 viktima është bilanci i një ceremonie martesore që u mbajt në Maine të SHBA.

Sipas mediave të huaja, ceremonia u mbajt më 7 shtator, ku morën pjesë 65 persona.

Menjëherë pas dasmës, 24 persona rezultuan pozitivë me koronavirus, ndërsa autoritete nxorën numrin e ri të të infektuarve ditën e djeshme, pas gjurmimit të kontakteve.

Shtatë personat që humbën jetën nuk kishin qenë të pranishëm ën dasmë, por u infektuan nga të afërmit që morën pjesë në ceremoni.

30 persona rezultuan të infektuar në një burg, pasi një nga rojet e burgut kishte marrë pjesë në dasmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular