Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Greqia është përfshirë nga një mot i keq. Orët e fundit, Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë prekur nga Cikloni Mesdhetar. Përveç përmbytjeve, probleme ka pasur edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.
Kryetrari i bashkisë së Zakynthos tha se pjesë më e madhe e ishullit nuk ka energji elektrike.
Në Itakë, kryetari i bashkisë së ishullit, Dionysis Stanitsas, tha se ka një luftë për të shpëtuar anijet në port, të cilat rrezikojnë të përmbyten nga dallgët. Ndërsa pemët janë rrëzuar në rrugë.
Për fat të mirë deri tani nuk raportohet për të lëndur në njerëz, por dëmet janë të konsiderueshme.