BallinaAktualitetGreqia në vorbullën e ciklonit, nëntë orët e ardhshme kritike për vendin

Greqia në vorbullën e ciklonit, nëntë orët e ardhshme kritike për vendin

spot_img
spot_img

Cikloni ka mbërritur në brigjet greke, shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë tashmë në vorbullën e ciklonit.

“Ka dëme, por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile.

“Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha Nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini. Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.

Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë. “Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular