BallinaAktualitetMiratohet ligji/Ja sa denohen ata që fotografojnë vajzat poshtë fustanit

Miratohet ligji/Ja sa denohen ata që fotografojnë vajzat poshtë fustanit

Gjermania sot miratoi një projektligj, i cili parashikon një dënim me burg për ata që bëjnë fotografi ose video të zonës së gjoksit, nën fund apo mbi bluzë ndaj femrave.

Ligji përcakton që kushdo që fotografon ose video fshehurazi nën fund ose nga zona e gjoksit dhe ata që i përhapin ato, dënohen me burgim nga një deri në dy vjet ose me gjobë. Sipas ligjit gjerman, fotografitë dhe videot sekrete të grave nën fund ose në pjesën e gjoksit nuk ishin të dënueshme deri më tani.

Me projektligjin e miratuar nga Asambleja e Përfaqësuesve të Shtetit, ata që bëjnë foto ose video të atyre që humbën jetën pas aksidenteve të trafikut ose katastrofave natyrore dënohen gjithashtu me burg.

Kodi penal gjerman mbronte deri tani të drejtat e të mbijetuarve. Me këtë ligj, synohet të parandalohet shpërndarja e fotove ose videove të të plagosurve ose atyre që kanë humbur jetën, ose t’u jepen kanaleve mediatike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular