BallinaKronikeVIDEO tronditëse/Qytetari masakrohet brenda lokalit, nipi: Autori gjakosi dajën dhe iku i...

VIDEO tronditëse/Qytetari masakrohet brenda lokalit, nipi: Autori gjakosi dajën dhe iku i qetë, policia nuk bëri asgjë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video tronditëse, ku shihet se si plagoset me thikë një person në Kavajë. Sipas denoncimit, policia nuk ka reaguar ndaj autorit.

MESAZHI I BERISHES

Qytetari goditet me thikë në Kavajë!

Narkopolicia asnjë veprim.

Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma!

Jetoj në Gjermani dhe punoj si mësues.

Para dy ditësh daja im, Besnik Çelmeta u godit me thikë nga një kriminel që quhet Rizan Aliu. I cili ka ushtruar në Itali aktivitete kriminale me prostitucion dhe me pasurinë ilegale ka ndertuar shtëpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje në Kavajë.

Ju lutem shifeni videon dhe foton dhe ju lutemi bëjeni publike si policia e korruptuar e Kavajes nuk bën asnjë gjë. Personi është parë ne shtëpinë e tij serbes dhe policia pi kafe ditë për ditë në lokalin e tij ku para vetem 2 ditësh daja im u gjakos gati për vdekje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular