BallinaAktualitetCovid-19/Kreu i komanduar i gjykatës së Kurbinit rëndë në spital. Raste edhe...

Covid-19/Kreu i komanduar i gjykatës së Kurbinit rëndë në spital. Raste edhe në disa institucione

Kreu i komanduar i gjykatës së Kurbinit, Dedë Miri rezulton të jetë prekur nga Covid-19. Burimet thanë se gjyqtari, i cili ka punuar për 15 vite në minierë, ndodhet i shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë raste me covid-19 janë shfaqur në disa institucione të drejtësisë. Mësohet se në SPAK janë konfirmuar 5 të infektuar me koronavirus, nga të cilët një gjyqtar, një prokuror, një financiare dhe një punonjës i zyrës së shtypit.

Gjithashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, tre prokurorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular