Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok. Si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar.
Sipas policisë në incident janë përfshirë dy automjete dhe një biçikletë.
Ka qenë drejtuesi i biçikletës që nuk i ka bërë ballë plagëve të marra.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të incidentit.