BallinaKryesore“Hapja e listave”/Sa vota duhen për të fituar mandatin sipas qarqeve

“Hapja e listave”/Sa vota duhen për të fituar mandatin sipas qarqeve

NGA ARDIT HOXHA/ Kur kanë mbetur pak më shumë se 7 muaj nga data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që nga Presidenti Meta janë dekretuar në 25 prill, ende nuk është shumë e qartë e gjithë gama e rregullave dhe e procedurës se si qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Me ndryshimet e Kushtetutës të votuara në seancën e 30 korrikut u miratua haptuesve ishte 73.702 dhe për 6 mandatet e këtij qarku duheshin minimalisht 12.283 vota. Për të vazhduar në Lezhë, ku për një mandat në zgjedhjet e 2017-ës u deshën së paku 10,652 vota.

Në Qarkun e Shkodrës, për çdo deputet u deshën së paku 10.218 vota. Ndërsa qarku me numrin më të lartë të votave për të nxjerrë një deputet ishte Kukësi, ku për një mandat duheshin minimalisht 14.279 vota.

Në Qarkun e Elbasanit, votat minimale për të nxjerrë një deputet ishin 11.896. Ndërsa në qarkun e dytë më të madh në vend, Fier, për një mandat nevojiteshin së paku 11.606 vota. Pak më shumë duheshin në Qarkun e Korçës, ku për një mandat në 2017-ën u deshën 12.034 vota. Sakaq, për Qarkun e Beratit, një deputeti iu deshën minimalisht 12.196 vota për të marrë mandatin në 2017-ën.

Qarku ku u deshën më pak vota për të marrë mandatin e deputetit në 2017-ën ishte Vlora, ku u nevojitën vetëm 9.230 vota. Ndërsa qarku në skajin më jugor të vendit e prodhoi një mandat deputeti me jo më pak 11.067 vota në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Duke u nisur nga ja e listave të deputetëve dhe shtatori ka ndezur debatin mes palëve për ndryshimet që tashmë duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Partia Socialiste ishte e para që ditën e premte shtroi në tryezën e Këshillit Politik draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke propozuar një skemë, ku lista konsiderohej e hapur, por pesha reale e votës preferenciale nuk kishte rol vendimtar në përcaktimin e kandidatëve që do të merrnin mandatin, pasi kjo sërish mbetej më shumë e ndikuar nga renditja në listë që bëhet nga kryetarët e partive.

Sipas propozimit të PS-së, një kandidat që do të jetë poshtë listës fituese të një partie në një qark, duhet të marrë të paktën një votë më shumë sesa mesatarja e votave që ajo parti do marrë për çdo mandat që të bëhet deputet, duke parakaluar të fundit që do të jetë në listën fituese.

Duke u nisur nga ky parashikim që është bërë në draftin e Partisë Socialiste për mënyrën sesi do të shpërndahen mandatet, gazeta “Panorama” ka bërë llogaritjen e votave të nevojshme që janë dashur për çdo mandat sipas qarqeve në zgjedhjet e 2017-ës. Kështu, në Qarkun e Tiranës, ku numri total i votuesve në zgjedhjet e 2017-ës ishte 423.717 mijë, për një mandat u nevojitën 12.462 vota. Në Durrës, ku votuan 150.553 qytetarë, për një mandat duheshin 10.753 vota. Në Dibër, numri i votuesve ishte 73.702 dhe për 6 mandatet e këtij qarku duheshin minimalisht 12.283 vota.

Për të vazhduar në Lezhë, ku për një mandat në zgjedhjet e 2017-ës u deshën së paku 10,652 vota. Në Qarkun e Shkodrës, për çdo deputet u deshën së paku 10.218 vota. Ndërsa qarku me numrin më të lartë të votave për të nxjerrë një deputet ishte Kukësi, ku për një mandat duheshin minimalisht 14.279 vota. Në Qarkun e Elbasanit, votat minimale për të nxjerrë një deputet ishin 11.896.

Ndërsa në qarkun e dytë më të madh në vend, Fier, për një mandat nevojiteshin së paku 11.606 vota. Pak më shumë duheshin në Qarkun e Korçës, ku për një mandat në 2017-ën u deshën 12.034 vota. Sakaq, për Qarkun e Beratit, një deputeti iu deshën minimalisht 12.196 vota për të marrë mandatin në 2017-ën.

Qarku ku u deshën më pak vota për të marrë mandatin e deputetit në 2017-ën ishte Vlora, ku u nevojitën vetëm 9.230 vota. Ndërsa qarku në skajin më jugor të vendit e prodhoi një mandat deputeti me jo më pak 11.067 vota në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Duke u nisur nga këta numra, për një kandidat për deputet që do të jetë jashtë listës fituese të partisë së tij, do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të mund të marrë një mandat.

Kjo vështirësi rritet akoma edhe më shumë për një kandidat në listën e një partie të vogël, i cili mund t’i marrë në qarkun e tij votat e nevojshme preferenciale që i garantojnë mandatin, por që ato të jenë të vlefshme, partia e tij duhet të marrë minimalisht 3% të votave në rang kombëtar, që nëse do të marrim parasysh sërish votën e 2017-ës, duhet të jenë diçka më shumë se 46 mijë.lista

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular