Mjekët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, në orën 10:00 në oborrin e QSUT do të zhvillojnë një protestë,
Mjekët kërkojnë përmes kësaj proteste:
1-Të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbën jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3-Rritje e vlefshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4-Personelit shëndetësor të çdo niveli ti sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor ka paralajmëruar se në rast se tubimi nuk pranohet si kërkesë nga poolicia situata do të përshkallëzojë.
Firmëtarët e kësaj proteste në QSUT janë:
Gentian Stroni, Alban Dibra, Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Amarildo Belshi, Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa dhe Arvin Dibra.
![shkresa](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/09/shkresa.jpg)
Ndërsa ka refuzuar kërkesën e mjekëve, policia njofton se nëëse në kundërshtim me ligjin vijon tubimi, drejtuesi dhe pjesëmarrësit do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.
![Drejtoria e Policise nuk pranon kerkesen](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/09/shkresa-1.jpg)