BallinaUncategorizedMjekët paralajmërojnë protestë në QSUT, Policia bëhet “virologe”, këshillon mjekët si të...

Mjekët paralajmërojnë protestë në QSUT, Policia bëhet “virologe”, këshillon mjekët si të ruhen nga Covid… U refuzon lejen!

Mjekët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, në orën 10:00 në oborrin e QSUT do të zhvillojnë një protestë,

Ata kanë kërkuar leje edhe nga Policia e Tiranës, por kjo e fundit e refuzon kërkesën, pasi ndalohen grumbullimet masive, që pas shpërthimit të COVID-19.

 

Mjekët kërkojnë përmes kësaj proteste:  

1-Të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbën jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3-Rritje e vlefshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4-Personelit shëndetësor të çdo niveli ti sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor ka paralajmëruar se në rast se tubimi nuk pranohet si kërkesë nga poolicia situata do të përshkallëzojë.

Firmëtarët e kësaj proteste në QSUT janë:

Gentian Stroni, Alban Dibra, Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Amarildo Belshi, Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa dhe Arvin Dibra.

shkresa
Kerkesa e mjekeve per te zhvilluar protesten

Ndërsa ka refuzuar kërkesën e mjekëve, policia njofton se nëëse në kundërshtim me ligjin vijon tubimi, drejtuesi dhe pjesëmarrësit do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. 

Drejtoria e Policise nuk pranon kerkesen
Drejtoria e Policise nuk pranon kerkese
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular