BallinaKronikeSi shpëtuan nga vrasja 4 policë të Shqiponjave në Elbasan

Si shpëtuan nga vrasja 4 policë të Shqiponjave në Elbasan

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që po ndodh në Elbasan, ku Lefter Zhidru po vazhdon të qëllojë me armë ndaj policisë.

Burime nga uniformat blu kanë zbardhur për SYRI.net detaje të reja në lidhje me ngjarjen që po ndodh.

4 efektivë të shqiponjave në momentin e parë kanë shpëtuar për të qindra të sekondës nga plumbat e agresorit.

Mësohet se ata kanë shpëtuar duke u ngjitur një kat më lart, në katin e 3, pasi agresori jetonte në katin e dytë.

Në momentin që ata kanë shkuar Zhidru ka qëlluar me armë, por fatmirësisht policët janë ngjitur më lart, duke mos pësuar asnjë dëmtim.

Më pas ata kanë nxjerrë nga banesa gruan dhe vajzën e 71-vjeçarit, që më herët kishin pasur një konflikt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular