BallinaPolitikeLISTA/Nesër (shtunë) PD voton kandidatët për deputetë në Qarkun Dibër

LISTA/Nesër (shtunë) PD voton kandidatët për deputetë në Qarkun Dibër

Nesër do ti nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, kandidatët për deputetë që kaluan fazën e dytë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Partia Demokratike Dega Mat:

1.Basir Çupa

2.Dea Kaziu

3.Denisa Vata

4.Dhurata Çupi

5.Kreshnik Çollaku

6.Lindita Doda

7.Nezir Rizvani

Partia Demokratike Dega Bulqizë:

1.Bardhyl Rama

2.Durim Balla

3.Edmond Isaku

4.Fllanxa Losha

5.Muis Llanaj

6.Petrit Doda

Partia Demoratike Dega Dibër:

1.Agron Qoku

2.Albert Kojku

3.Bajram Balliu

4.Ilir Hysa

5.Jeton Kaloshi

6.Luan Haka

7.Mirela Mazari

8.Nehat Çollaku

9.Xhemal Gjunkshi

Duke ftuar nesër më 26 Shtator 2020 tek selia e PD të Degëve përkatëse, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të votojnë me parimin “një anëtar një votë, Partia Demokratike bënë thirrje:

“Me votën tuaj kontestuese për personin që nuk përmbush pritshmërinë tuaj! Me voten tuaj, me kontributin tuaj, me përkushtimin tuaj ndërtojmë Shqipërinë Europiane me Kryeministër Lulzim Bashën! Fitore!”

Nesër, konsultimit me anëtarësinë do ti nënshtrohet lista e kandidatëve bazuar në vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që sipas Nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës.

Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Ndryshe, kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular