BallinaAktualitetMajlind Lazimi: Debati duhet të bëhet për ndihmën ekonomike që është lëmosh,...

Majlind Lazimi: Debati duhet të bëhet për ndihmën ekonomike që është lëmosh, jo për pagën minimale

Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitik në RTV Ora me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Majlind Lazimi: Debati që bëhet sot nëpër botë është a duhet të kemi të ardhura bazike të garantuara?

Duhet të kemi një debat në lidhje me ndihmën ekonomike që është lëmosh, për një familje është rreth 50 mijë lek të vjetra dhe mendoj se është problem më kryesor se paga minimale dhe në fund të ditës ka të bëjë edhe me vetë personin, debati për 30 mijë lek në katër vitet e ardhshme është jo elevant, çfarë do të thotë 300 dollar të marrë dikush rrogë nëse duam të zhvillojmë IT-në?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular