Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç, oficerë policie në Britani, janë pushuar nga puna pasi u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë e shërbimit.
Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.
Ata kishin krijuar një lidhje, ndërsa takoheshin kryesisht në shtëpinë e Philips gjatë kohës që ishin në shërbim.
Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.
35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës, ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.