BallinaAktualitetMonitoroheshin me GPS, oficerët e policisë kapen duke kryer marrëdhënie brenda makinës...

Monitoroheshin me GPS, oficerët e policisë kapen duke kryer marrëdhënie brenda makinës së shërbimit

Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç, oficerë policie në Britani, janë pushuar nga puna pasi u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë e shërbimit.

Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.

Ata kishin krijuar një lidhje, ndërsa takoheshin kryesisht në shtëpinë e Philips gjatë kohës që ishin në shërbim.

Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.

35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës, ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular