BallinaKronikeAksident me vdekje/ “Benz”-i futet në korsinë e kundërt dhe përplaset me...

Aksident me vdekje/ “Benz”-i futet në korsinë e kundërt dhe përplaset me “Citroen”! Humb jetën një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.

Raportohet se një mjet tip “Benz” se është përplasur me një makinë tip “Citroen” rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë, humbi jetën pasagjeri në mjetin tip Citroen, 80-vjeçari me iniciale F. Z. banues në fshatin Çetë, Devoll. Ndërsa u dëmtua drejtuesi i këtij automjeti 58-vjeçari me iniciale Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

”Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.”, raportuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular