Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një postimi në facebook, është shprehur në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në PD-në Kukës, në kuadër të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet.
Paloka shprehet se ka pasur një pjesëmarrje mbreslënëse të demokratëve në Tropojën e Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Gjithashtu ai thekson se demokaratët janë të gjithë bashkë për të zhdukur të keqen dhe për të rikthyer shpresën
Postimi i plotë i Palokës; Procesi i konsultimit te antarsise mbi kandidaturat e PD nepermjet votes ne Tropojen e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit. Pjesmarrje mbreslenese e demokrateve. Ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit se ndryshimi eshte i shpejte e ne duart tona.
Sot perzgjedhim mes kandidateve, neser jemi te gjithe bashke per te zhdukur te keqen e per te rikthyer shpresen!