BallinaKronikeAksident në Tiranë, automjeti përplas 10 vjeçaren. Ja si paraqitet gjendja e...

Aksident në Tiranë, automjeti përplas 10 vjeçaren. Ja si paraqitet gjendja e vajzës

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Një automjet i drejtuar nga një shtetas ka përplasur një vajzë 10 vjeçare.

Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular