BallinaBota‘Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë’/ Trump nxjerr prapaskenat...

‘Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë’/ Trump nxjerr prapaskenat nga Zyra Ovale

Ka habitur me deklaratën e fundit Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ku u shpreh se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për të nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

Si ndërmjetës në marrëveshjen Kosovë-Serbi, Trump theksoi se, “Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja dhe ju thashë “çfarë po bëni?”.

‘Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, rrëfeu Trump.

“Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” – tha Trump.

Trump po e përmend në të gjitha takimet elektorale marrëveshjen Kosovë – Serbi, ku pak ditë më parë tha se kishte “ndaluar vrasjet masive mes dy vendeve”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular