BallinaKryesoreVIDEO/Berisha shpërthen ndaj Ramës: Bastard, nuk dallon nga Kristaqi

VIDEO/Berisha shpërthen ndaj Ramës: Bastard, nuk dallon nga Kristaqi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social, një video mbi deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, ndaj lirisë së mediave.

Berisha nuk nguron ta cilësojë Ramën një bastard, ndërsa shton se ai nuk dallon shumë nga babai i tij biologjik, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela.

“Xhelat i ati, bastard i biri! Babai i tij biologjik, xhelati Kristaq Rama, në gusht të vitit 1988 firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela për vargjet e tij kundër diktaturës.

LEXO EDHE  Rrebesh shiu, lumenj që pritet të dalin nga shtrati dhe…./ Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Sot, pas 32 vitesh, i biri Edvin Kristaq Rama, natyrisht nuk urdhëron dot varje në litar por, siç dëshmon kjo video, dallon pak nga babai në urrejtjen e sëmurë ndaj lirisë së fjalës dhe mediave të lira.Ju ftoj ta ndiqni!”, shkruan Berisha, duke publikuar videon e mëposhtme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular