BallinaSportDetaji që nuk u pa/Gabimi i parë i Suarez tek Atletico, shoku...

Detaji që nuk u pa/Gabimi i parë i Suarez tek Atletico, shoku i skuadrës e kap nga krahu dhe …

Luis Suárez tashmë po kupton atë që do të thotë të jesh lojtar i Atlético de Madrid.

Dhe një nga mësimet e para ka të bëjë me një legjendë të klubit. Bëhet fjalë për Luis Aragonés, natyrisht, dhe tradita që ka ekzistuar që kur ‘Sabio’ parandaloi një kundërshtar të shkelte në stemën e Atlético që ndodhej në barin e Calderón.

Uruguajani, gabimisht, për pak sa nuk bëri të njëjtin gabim. Diçka normale për të sapoardhurit në klubin e ri.

Për fat të mirë ka gjithmonë një shok skuadre që të ndihmon “në rrugën e duhur”. Në rastin e tij ishte Vitolo.

Në një sekuencë të imazheve të mbledhura nga korrespondenti anglez në Spanjë Sid Lowe, mund të shihni se si Suárez po flet me një rival dhe nuk e kupton se ai do të shkelë stemën që është vendosur në dalje të tunelit të dhomës së zhveshjes së Wanda Metropolitano . Vitolo i kap krahun dhe e shmang. Ai më pas shpjegon pse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular