BallinaKronikeIndiani kapet duke kaluar kufirin nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar, me...

Indiani kapet duke kaluar kufirin nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar, me të udhëtonte edhe…(DETAJET E POLICISË)

Policia kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një shtetas nga India, pasi tentoi të dilte nga territori shqiptar me pasaportë të falsifikuar.  Po ashtu u procedua edhe një shtetas polak, të cilit iu gjet një armë gjuetie pa leje.

Sipas policisë gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular