BallinaAktualitetIsh-deputetja e PD Dhurata Çupi denoncon çfarë po ndodh në 4 bashkitë...

Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi denoncon çfarë po ndodh në 4 bashkitë e qarkut Dibër

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka denoncuar qeverinë se sipas saj po bën punësime të përkohshme elektorale në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës.

“Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen”, thekson ajo ne statusin e saj ne rrjetet sociale.

“Punësimet e përkohshme elektorale janë mashtrime. Ato nuk e ndihmojnë Qarkun e Dibrës. Për banorët e saj dhe për të gjithë shqiptarët alternative e vetme realiste që rimëkëmb ekonominë është ajo e Partisë Demokratike”, shkruan Çupi.

POSTIMI I PLOTE 

Nga kanabisi tek emërimet artificiale në administratë për të gënjyer njerëzit me një vend të përkohshëm pune. Kaq është oferta e dëshpëruar e PS në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit.

dhurata cup kana

Punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen.
Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po zhpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit.
Asgjë për qytetarët, asnjë shërbim për ta, ndërsa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë. Edhe ndihma sociale, si e vetmja zgjidhje për dhjetra e qindra familje, është hequr.
Punësimet e përkohshme elektorale janë mashtrime. Ato nuk e ndihmojnë Qarkun e Dibrës. Për banorët e saj dhe për të gjithë shqiptarët alternative e vetme realiste që rimëkëmb ekonominë është ajo e Partisë Demokratike. Fitoren e 25 Prillit nuk mund ta ndalë asgjë!
#ditëmëtëmira

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular