BallinaAktualitetSekuestrohen 14 restorante luksoze në qendër të Romës, i përkisnin klanit mafioz...

Sekuestrohen 14 restorante luksoze në qendër të Romës, i përkisnin klanit mafioz ‘Camorra’, miq të shqiptarëve

Klani mafioz i “Camorra” kishte shtënë në dorë 14 restorante luksoze në qendër të Romës, të paktën kështu ka rezultuar nga hetimi i karabinierëve, që çoi në arrestimin e 13 personave gjatë ditës së djeshme, nën akuza të ndryshme.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë ajo e “zhvatjes”, “regjistrim të aseteve fiktive, duke përdorur metoda mafioze” dhe “abuzime me kreditë”. Pasuritë e sekuestruara kapin shifrën e 4 milion eurove.

Klanet kishin ardhur për të menaxhuar aktivitete të ndryshme tregtare në kryeqytet dhe shumë nga interesat ekonomike të Kamorrës ishin përqendruar në këto restorante të vendosura në qendër të qytetit.

Janë katërmbëdhjetë restorante të sekuestruara nga karabinierët në Romë, të vendosura në zemër të kryeqytetit, dhe që menaxhoheshin nga klani Moccia-Camorra

Restorantet ndodhen në : në zonën e Panteonit, përmes Coronari, Trastevere, Fontana di Trevi, Castel San’Angelo, Quirinale dhe Piazza Navona.

Sipas mediave italiane, në raportin e saj gjatë hetimit të kësaj cështje, DIA ka dalë në përfundimin se në përgjithësi tendenca e grupit është ajo e përdorimit të “metodave mafioze”. Të gjitha grupet janë drejtuar nga individë të cilët janë të rrezikshëm e të dhunshëm.

Kohët e fundit, është shfaqur një lloj tendence e re ndaj dhunës që përdoret për të realizuar krimet, e cila i atribuohet kriminelëve, kryesisht trafikantë droge pjesëtarë të Kamorrës, e të Cosa Nostra-s, të cilët janë grupe të huaja të krimit, në veçanti ato shqiptare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular