Përditësimi i ri i WhatsApp-it, do t’i lejojë përdoruesit të mund të fshijnë një video, foto nga telefoni i dikujt tjetër pasi ua kane dërguar atyre.
Për ta aktivizuar opsionine quajtur “The Expiring Media” dërguesi duhet të selektojë butonin “view once” kur dërgon një foto apo video që më pas do të fshihet.Pasi e bën këtë, videoja/fotoja do të shfaqet në telefonin e marrësit vetëm kur ata janë online në chat. Në rast se dalin nga chat-i do t’ju shfaqet një mesazh për t’i njoftuar se materialet e dërguara do të zhduken, kështu që nuk do të kenë mundësi për t’i parë një herë të dytë.Ky opsion është ende në zhvillim e sipër si pjesë e WhatsApp beta për versionin Android 2.20.2011.