BallinaAktualitet‘Rimëkëmbja’ – Basha: Duhet vetëm 3% e buxhetit për të ndihmuar 1...

‘Rimëkëmbja’ – Basha: Duhet vetëm 3% e buxhetit për të ndihmuar 1 milion njerëz

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se mjafton rialokimi i 3 për qind të buxhetit për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë, që janë prekur rëndë nga pandemia.

Ai tha se këto para do të hiqen nga shpenzimet e luksit të qeverisë dhe pagesat për oligarkët dhe do të shkojnë te qytetarët në nevojë. Sipas tij, ky propozim nuk bie ndesh me ideologjinë e djathtë.

“Rama po i çon paratë te oligarkët, po i çon te Klod Mërtiri i inceneratorëve, po i çon te Vilma Nushi, po i çon te ata pesë vetë që bëjnë sikur ndërtojnë rrugë me pesëfishin e kostove.

Këto para do të shkojnë për të mbështetur konsumin. Nëse e kemi situatën në prag të kolapsit, kjo vjen për shkak të rënies së konsumit.

Nga ky plani ynë do përfitojnë 1 milion shqiptarë. Ashtu siç jepen, do të dalin në treg. Ju e dini që buxheti i shtetit, shpenzimet e buxhetit, pra të ardhurat dhe borxhi sa shpenzon qeveria shqiptare, janë diku te 4.5 miliardë euro në vit.

Kaq ishte shuma. Ne propozojmë që qeveria të rialokojë mesatarisht 52 milionë euro në muaj për tre muaj të këtij viti dhe 52 milionë euro në muaj për tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

I bie afërsisht 156 milionë euro rialokim brenda një buxheti prej 4.5 miliardë.’-tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular