BallinaAktualitetArben Frashëri përjashtohet nga policia, shpërthen gazetari: Turp, vettingu ka dështuar

Arben Frashëri përjashtohet nga policia, shpërthen gazetari: Turp, vettingu ka dështuar

Vetting u në policia ashtu si në drejtësi ka ngritur pikëpyetje të mëdha për vendimet që po merr si për ata që përjashtohen ashtu edhe për ata që arrijnë ta kalojnë kontrollin.

Rasti më flagrant i përjashtimit të pamerituar nga policia e shtetit të ka të bëjë me ish komisarin Arben Frashëri i cili sëfundmi  mbante postin e drejtoritë të SHÇBA-së rajonale Fier-Berat.

Po ky veprim ka sjellë irritimin e shumë personave që e kanë njohur dhe e çmojnë punën e ndershme të Frashërit në policinë e shtetit sidomos gjatë viteve të vështira pas 97-ës, kur ai është angazhuar personalisht në arrestimin e krerëve të bandave më të rrezikshme të kohës.

Në një reagim në facebook pas vendimit të sotëm për largimin nga policia e shtetit e Arben Frashërit, ka ardhur edhe nga gazetari i mirënjohur Ferdinand Dervishi që e ciloësn ish oficerin e lartë të policisë si viktimë të Vettingut.

Dervishi sjellë në vëmendje faktin se: Arben Frashëri ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund.

Image

Postimi i plotë i gazetarit Ferdinand Dervishi

Mediat po shpërndajnë një lajm sipas të cilit Arben Frashëri, një personazh i njohur sidomos për gazetarët, është viktima e radhës e vetingut në radhët e policisë. Ai nuk ka justifikuar 20 milionë lekë të vjetër të blerjes së një shtëpie 1+1, që ka në Tiranë, si të vetmen pasuri të tij (27 milion të vjetër me gjithë rraqet).

Saktësisht Arbeni nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997.

Në këtë moment pyetja ulëritëse që më godet në kokë është: More, po këta njerëz që kanë punuar gjithë jetën për shtetin a duhet të kenë një shtëpi, apo duhet të jetojnë me qira?

Ndërsa ai që më shokon krejtësisht është fakti se në gjithë ata që vazhdojnë të japin kontributet e tyre në Policinë Shqiptare, unë nuk njoh një të dytë si Arben Frashëri.

Ai ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund. Me pak fjalë Arbeni është nga të rrallët shqiptarë që gjithë jetën ka punuan për shtetin dhe jo per xhepat.

Për mua, nëse ka një polic hero në Shqipëri, është vetëm Arben Frashëri. Këtë e kam pohuar dhe do vazhdoj.

Po tani? A kam të drejtë të mendoj se vetingu në polici po ndërmerret nga injorantët, apo më keq akoma, po influencohet nga bandat????

Në fakt shembullin e një tjetër vetingu të dështuar e kemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular