BallinaOP EDBejlerët e Ramës që shqetësohen për listat e opozitës

Bejlerët e Ramës që shqetësohen për listat e opozitës

Nga Antoneta Zaja

Anijet i ngrenë velat përpara stuhisë që të mos përmbyten në befasi, po ti paske filluar të shqetësohesh herët për t’i ngritur velat e grisura o shoku Gjon. Na e paske ndërruar edhe datën e zgjedhjeve nga emocionet e forta që po përjeton.
Më vjen keq që e ke ulur veten kaq poshtë të bësh rolin e analistit se kryetarin se bën dot.
E di që mua nuk ma njohin emrin bota e krimit ashtu siç të njohin ty, por fatmirësisht më njohin me dhjetra nxënës që vazhdojnë të ndjekin rrugën e dijes denjësisht.
Më njohin ata të cilët jam përpjekur ti mësoj të ecin në rrugën e shpresës, ndryshimit, vlerave njerëzore e jo atë të injorancës së mirfilltë dhe instiktit primitiv për të fituar ai që mund ti shekel të tjerët me këmbë.
A të ka mbetur ndopak dinjitet o shoku Gjon, ti që shkatërron gjithçka që prek e nuk njeh askënd.
Njeriu vlerëson familjen, shoqërinë, kolegët, miqësinë, por ty s’të ka mbetur asnjëra prej tyre tashmë.
Duhet ta shohësh veten në pasqyrë e të kuptosh se më shumë se askush tjetër ti ngjan me një Don Kishot, që po përpiqet të luftojë me mullinjt e erës se koha po i mbaron.
Me sa duket nuk ta kanë lexuar si duhet romanin e të kanë njohur vetëm me personazhin e Sanço Panços.
Ti s’mund të jesh përfaqësues i demokratëve, as i socialistëve që i ke zëvendësuar me rilindas tē paaftë që nuk dinë të drejtojnë.
Ti ua ke vrarë shpresën të rinjëve se pak të tillë kanë mbetur në Pukë.
Ti i ke dehur ëndërrat e njerzve me aromën e hashashit, si e vetmja shpresē që u ofron.
Ti i ke shkatërruar të gjitha balancat fetare, duke e emëruar veten Zot në tokë.
Ti ke harruar se protokollet i cakton bashkë me pyetjet dhe personat që do ti drejtojnë.
Programi yt i vetëm është HTP bazë e rimëkëmbjes së popullit pukjan.
Programi yt i të ardhmes është krimi, duke emigruar intelektualët që të shqetësojnë.
Bëhu pak realist për të paktën një herë, mos anatemo emrat e të tjerëve pa i berë vlersimin pseudonimit tënd.
Bejlerët si t’i kanë uzurpuar çdo institucion dhe njerëzit i shohin si prona që mund të blihen lehtësisht.Është momenti që ju ta kuptoni se ka ikur koha juaj, shqipëtarët shumë shpejt do ua japin një përgjigje.
Unë e dua Pukën se këtu po i rris fëmijët e mi, ashtu siç më kanë rritur mua ata që kontribuan pa u lodhur asnjëherë për këtë vend, njerëz të cilët çuditërisht ti sot nuk i njeh.
Faleminderit atyre që më vlerësuan dhe atyre që do të më vlerësojnë në të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular