BallinaAktualitetBlindohet sërish Elbasani/Shoqërohen disa persona, çfarë po ndodh në qytetin e trazuar...

Blindohet sërish Elbasani/Shoqërohen disa persona, çfarë po ndodh në qytetin e trazuar nga krimi

Sërish kontrolle në shkallë të gjërë të policisë në Elbasan. Gjatë mbrëmjes së sotme, forca të shumta policie janë konstatuar në qytet. Duke nisur nga stadiumi Elbasan Arena, përgjatë bulevardit kryesor Aqif Pasha, bulevardit Qemal Stafa, në rrugë të tjera kryesore, në hyrje dhe dalje të qytetit.

Nuk dihet pse ka kaq përqëndrim të forcave të policisë. Burme bënë me dije se këto janë operacione rutinë për të kontrolluar mjete, lokale apo ambiente ku dyshohet se qëndrojnë elementë kriminalë.

Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar disa persona për verifikim.

Gjatë muajve të fundit, Elbasani është tronditur nga disa ngjarje kriminale me pasoja mjaft të rënda dhe që janë përjetuar keq në komunitet.

Nisur nga ky fakt ka pasur shpesh kontrolle të policisë në Elbasan, periferinë e tij dhe në Peqin, ku mendohet se fshihen persona në kërkim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular