BallinaAktualitetDrejtori i fushatës së PD publikon VIDEON: Keqqeverisja çon në vuajtje 100...

Drejtori i fushatës së PD publikon VIDEON: Keqqeverisja çon në vuajtje 100 mijë familje, të zbatohet menjëherë plani me 5 pika!

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, publikoi një video të kryeministrit Edi Rama, ku krahasohen komentet e tij në lidhje me çështjen e taksave. Sipas tij, Rama në vend që të ulte taksat, i ka rritur çdo vit.

“Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël.

Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë.

Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpejt dhe siç duhet,” shkruan ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular