BallinaKryesore"Komiteti dekor ”Covid ka “avulluar” bashkë me Kryeministrin në ikje-Shqipëria ka nevojë...

“Komiteti dekor ”Covid ka “avulluar” bashkë me Kryeministrin në ikje-Shqipëria ka nevojë për një të tillë real!

Nga Tritan Shehu

Ky “Komitet”, qe ne absurdin e tij mbrojti deri mbylljen talebaneske te laboratoreve, “argumentonte” pse nuk duhen bere testime te gjera qofte dhe ne shkolla, pse nuk duhet aktivizuar mjeku i familjes, etj, sot ka zgjedhur “zhdukjen” se bashku me Ramen, kur duhej te shprehej edhe per:
—Sa vlere ka dhenia e pergjigjeve te “tamponeve” mbas 7 ditesh per ate sasi mizerabel qe behen e komunikimi i shifrave te tyre grupe grupe sipas “celsit” poshte tavolines?! Italia kalon 120 mije teste ne dite me pergjigje ne pak ore.
—Disa nga ata besoj e dine qe qytetaret nuk mund ta perballojne me pagesat e tyre mjekimin ambulator te Covid, por kete duhet ta thonin, qofte edhe te flisnin per rolin e mjekut te familjes e te protokolleve mjekuese.
—Midis tyre ka dhe mjeke, pra mendoj se e kuptojne rendesine e terapive intensive e sherbimit spitalor ne te gjithe territorin. Italia nga dje po ve ne gadishmeri 11000 poste te standarteve europiane te terapise intensive, pra reth 170 per 1 milion banore, pervec gadishmerise totale spitalore. Aktualisht ne kemi te impenjuar me Covid jo me shume 15 te tilla, dhe kemi disa here me pak ne total, te gjitha keto larg standarteve europiane.
—Dikush nga ata duhej te insistonte per mbajtjen e maskes edhe ne ambjente te dendura te hapura, ne te mbyllura absolutisht. Parisi e me radhe deri te Roma megjithe shifrat disa here me te ulta se ne per fryme e vendosen kete.
—Ky “Komitet” duhet te shprehej per rreziqet e muajve qe vijne, duhet te thote a eshte dakort me Qeverine per liberalizimin pa garantuar nivele sigurie te lokaleve te mbyllura, ne nje kohe kur Europa po forcon masat.
Fatkeqesisht as mos prisni gje nga ai “komitet”, ai mund te “zgjohej” vetem mbasi Kryeministri te permendej, por deri atehere do te kete ardhur 25 prilli.
Vendit i duhet nje “komitet teknik” jo dekor, por aktor e profesional, i afte e kurajoz, transparent, pse jo dhe me specialiste te huaj ne ate, vecanerisht keto muaj per te ndaluar kete Qeveri ne ikje ne marrezite e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular