BallinaAktualitetKritikoi qeverinë në Facebook, Rama zëvendëson anëtaren e Këshillit Rregullator për KQZ-në...

Kritikoi qeverinë në Facebook, Rama zëvendëson anëtaren e Këshillit Rregullator për KQZ-në e re

Këshilltarja e grupit të PS, Odeta Berberi është tërhequr nga gara dhe në vend të saj është propozuar këshilltari tjetër Arens Çela.

Burime për Abc News bëjnë me dije se zëvendësimi mësohet të jetë kërkuar nga Edi Rama pasi ishte njohur me disa statuse të viteve më parë në Facebook,  ku Berberi kritikonte qeverinë dhe drejtoren e doganave Spiropali.

Këshilli Rregullator  tashmë me largimin e Berberit do të përbëhet nga Dritan Çaka, Arens Çela, Ilirjana Nano nga Partia Socialiste kryetare, si dhe nga Helga Vukaj e PD-së dhe Muharrem Cakaj i LSI-së.

Në Këshillin e Ankesave dhe Saknsioneve do të punojnë për 9 vjet, Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmajli të propozuar nga PS dhe Ledio Braho e Elvis Cefa nga PD.

Të dy këto trupa do të votëbesohen në bllok në seancën parlamentare të së hënës.

Kandidatë për kryekomisioner

Ilirjan Celibashi Kalon për votim

Ilirjan Rusmali Eleminuar nga PD

Ardjan Myslimaj Kalon për votim

Kandidatë për zv.komisioner

Lealba Pelingu Kalon për votim

Agron Haxhimihali Kalon për votim

Hysen Osmanaj Eleminuar nga PS

Anëtarë të Këshillit Rregullator

Ilirjana Nano PS

Dritan Çaka PS

Odeta Berberi PS

Muharrem Çakaj LSI

Helga Vukaj PD

Anëtarë të KAS

Ilirjan Rusmali PS

Elvin Lako PS

Koli Bele PS

Elvis Çefa PD

Ledio Braho PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular