BallinaShow BizzNjë vit pas duetit hot, Dafina Zeqiri revoltohet me Taynën: Kur më...

Një vit pas duetit hot, Dafina Zeqiri revoltohet me Taynën: Kur më kërkoi ndihmë i hapa derën, tani më …

spot_img
spot_img

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj disa foto shoqëruar me shkrime, të cilat kanë ngjallur jo pak kureshtje te ndjekësit.

“Për kurorë nuk kam nevojë, mikrofonin kur e kam në dorë. Zili, zili që prej vitit 2006!”, ka shkruar Dafina krah postimeve të fundit në “Instastory”, por duke mos saktësuar asnjë fakt se me kë lidhen këto shkrime.

Fill pas këtij momenti, ndjekësit kanë nisur spekulimet, ndonëse vetë Dafina ka zgjedhur të heshtë. Me siguri në ditët në vazhdim vetë Zeqiri do të shtojë detaje të tjera lidhur me këto postime.

Kujtojmë se prej kohësh, Dafina është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e cila ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite.

Zeqiri është komentuar gjithashtu dhe për ‘look’-un e saj, të cilin e ka ndryshuar jo pak herë, duke u shfaqur përherë e më shumë moderne. Por le të kthehemi dhe një herë te statuset e saj.

Komentuesit mendojnë se ajo sapo i ka hapur luftë ish-bashkëpunëtores së saj, Tayna, një vit pasi publikuan duetin e tyre me titull “Bye Bye”. Në klipin ku shfaqeshin shumë hot në lojën që bënin me njëra-tjetrën, ato u prezantuan si mikesha të një stili. Nuk dihet ç’ka ndodhur këtë vit që Dafina është inatosur kaq shumë sa të flasë publikisht.

“Jam e lodhur nga ato femra që bërtasin për ndihmë dhe kur u hap një derë, kthehen kundër dhe madje përpiqen të të bëjnë diss ty. Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave. Vajza, jini vigjilente, jo çdokush që ndihmoni, është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë qesharake për të zbuluar të vërtetën. Ti e di se kush je!”- ka shkruar ajo.

E sapo lexuam këtë shkrim, rikujtuam se me kë ka bashkëpunuar Dafina nga vajzat e showbizit, që sipas saj tani është duke i bërë diss. E fundit rezulton Tayna, ndërkohë që pas saj Dafina ka hequr dorë nga femrat, duke bashkëpunuar vetëm me djem.

Ndërkohë, theksojmë që Tayna ka marrë shumë famë në një kohë të shkurtër, famë që është përkthyer në hite e fitime marramendëse nga muzika. /Panoramaplus.al


 

        

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular