BallinaKryesoreRaporti i rëndë i ‘Freedom House’/Ervin Salianji: Shqipëria në gjendje katastrofike!

Raporti i rëndë i ‘Freedom House’/Ervin Salianji: Shqipëria në gjendje katastrofike!

Pas publikimit të gjetjeve të rënda të raportit “Freedom House” për Shqipërinë, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka folur për Syri Tv.

‘Duhet qartësuar për publikun se janë ato që ne kemi denoncuar prej kohësh si palë politike, por tani gjejnë konfirmin nga një prej organizatave më të besueshme, si dhe të cituara shumë edhe prej PS kur ishte në opozitë, ‘Freedom House’, është shprehur Salijani në fillim të intervistës.

‘Është një organizatë që ka peshë të madhe në organizmat dhe institucionet më të rëndësishmë ndërkombëtare për të parë indeksin e demokracisë apo lirisë së medias që kjo organizatë i monitoron në mënyrë të specializuar. Në 7 vitete e qeverisjes së Edi Ramës, pervec vitit të parë që organizata jep pikë në lidhje me rotacionet, vitet e tjera indeksi Ii demokracisë ka qënë duke degraduar liritë në vend. Deri ditën e sotme ku vijmë te një shkërmoqje e elementëve të demokracisë, pasi nuk ka kontroll ndaj qeverisë. Gjykata kushtetuese dhe ajo e Latë nuk janë në funksionim, duke mos realizuar kriterin kryesor në demokraci, ‘kontrollo dhe balanco’.  Liritë themelore janë të pa garantuara. Hetimet për postimet në Facebook janë në këtë raport, ku duket e papranueshme për një shtet në 2020 që aspiron drejt BE.

Gjithashtu një pikë tjetër sipas Salijanit është edhe qeverisja me dekrete gjatë gjendjes së emergjencës në kohën e pandemisë, ku qeveria e ka përdorur për të goditur kundërshtarët, ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, tendera sekretë për të vjedhur për vete, si dhe duke goditur bizneset që nuk kanë qënë mbështetëse të PS.

‘Shqipëria është në gjendje katastrofike sipas këtij raporti’, ka thënë Salijani.

Lidhur me problematikat e qytetarëve të cilëve u janë dëmtuar banesat nga tërmeti në zonën e Korcës, Salijani u shpreh se edhe pse ka kaluar viti, ata nuk kanë asnjë mbështetje nga e qeverisë, duke jetuar në shtëpi që janë të pabanueshme.

‘Situata është në prag tragjedie nëse aty rikthehen tërmetet, dhe mund të ripërsëritet tragjedia e paralajmëruar e Thumanës, ku qeveria I la banorët të jëtojnë në një pallat të pa banueshëm.

Kam vizituar shumë familje të prekura nga tërmeti dhe kam prekur mjerimin varfërinë jetesën 6 persona në kushte të pafavorshme, ku dy pjestarë jetojnë jashtë dhe të tjerët brenda. Shteti I ka braktisur pasi lekët kanë qënë aty rreth 2.8 miliard lekë, të cilët meren dhe futen në xhepat e ordinerëve që mbështesin qeverinë’, ka përfunduar Salijani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular