Kandidimi në 4 qarqe i kryetarit të Partisë/Bylykbashi: Pazar i ulët i Ramës, bie ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR. E mundim në…

1
201

Partia Demokratike e cilëson si një pazar të ulët kandidimin i kryetarit të partisë në 4 qarqet të vendit. Oerd Bylykbashi tha në  një konferencë për mediat se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet  me lista të përbëra.

Sipas Bylykbashit, kjo bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it

“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh ne 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me liste të përberë duke mashtruar shqiptaret se do të hapte listat.

Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr2 te vitit 2009 te OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Ne atë kohe, ODIHR  konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve te OSBE/ODIHR, sepse e di shume mire qe koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

1 Koment

Comments are closed.