BallinaAktualitetQarqet ku do të ketë reshje intensive shiu. Ja si parashikohet të...

Qarqet ku do të ketë reshje intensive shiu. Ja si parashikohet të jetë moti për nesër

Pasditen e sotme dhe ditën e nesërme priten reshje intensive. Sipas Institutit  të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit më intensive reshjet parashikohet të jenë në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ndërsa në qarqet Kukës dhe Dibër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, kurse në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje të dobëta.

“Reshjet e shiut me shtrëngata dhe breshëri do të prekin pjesën veri-perëndimore të territorit. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë vërshime të përkohëshme të ujit dhe përmbytje lokale sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Temperaturat për ditën e nesërme pritet të ejnë në bregdet: 19 / 29°C, në vendet e ulëta: 22 / 30°C dhe në vendet malore: 17 / 27°C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular