BallinaKryesore“Po luftoj për miliona njerëz në mbarë botën”- Trump publikon videon nga...

“Po luftoj për miliona njerëz në mbarë botën”- Trump publikon videon nga spitali: Do të kthehem shumë shpejt

Në regjistrimin video prej katër minutash, Presidenti thotë se “nuk ndihej aq mirë” kur u shtrua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten pasi doli se ishte infektuar me koronavirus.

Por ai tha se, tani ndihej shumë më mirë dhe se mjekët po punonin shumë për ta shëruar.

Zëri i presidentit tingëllonte pak i ngjirur në video, por ai dukej në humor të mirë. Ai tha se po luftonte për miliona njerëz në mbarë botën që kanë patur virusin.

Presidenti Trump tha se mund të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur veten, por si president nuk mund t’ia lejonte vetes të “mbyllej në dhomën në katin e sipërm”.

Presidenti falenderon në video ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime. /Voa/

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular