Janë përshkallëzuar tensionet në konfliktin e armatosur në rajonin Nagorno-Karabak. Së fundmi Azerbajxhani ka kërcënuar që të bombardojë
janë rritur edhe më shumë pas paralajmërimit të Azerbajxhanit për bombardimin e bazave ushtarake brenda territorit të Armenisë.
Një ndihmës i presidentit azer, Ilham Aliyev, tha se Azerbajxhani do të shkatërrojë bazat ushtarake në Armeni, të cilat po përdoren për sulme ndaj qyteteve azere, shkruan Reuters.
Autoritetet në Azerbajxhan thanë më herët se një civil është vrarë në qytetin Ganja, nga një raketë e forcave armene. Sidoqoftë, Armenia mohoi se e ka sulmuar këtë qytet. Konflikti i armatosur mes dy vendeve rivale filloi në fund të javës së kaluar. Më shumë se 220 persona janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës.
Më herët gjatë kësaj jave, Armenia tha se është e gatshme të angazhohet me ndërmjetësit nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të arritur një armëpushim.