BallinaAktualitetSi paraqitet situata në spitalet Covid/Ja sa pacientë janë në terapi intensive

Si paraqitet situata në spitalet Covid/Ja sa pacientë janë në terapi intensive

Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid vijon të jetë pothuaj në të njëjtat shifra si ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në dy spitalet Covid janë duke u trajtuar 206 persona.

20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 139 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular