BallinaAktualitetEgjipti zbulon 59 mumje në arkivolët antikë, gjetje e madhe arkeologjike

Egjipti zbulon 59 mumje në arkivolët antikë, gjetje e madhe arkeologjike

Varre  të lashta egjiptiane janë hapur për herë të parë pas 2500 vjetësh dhe aty janë gjetur më shumë se 50 mumje me trurin e hequr.

Arkeologët në Giza, 10 milje në jug nga piramidat e famshme, gjetën të shtunën 59 arkivole të pikturuar të paprekur.

Gërmimi filloi dy muaj më parë kur u zbulua një vendvarrimi i thellë 36 këmbë që përmbante 13 trupa – të cilët ekspertët besojnë se ishin priftërinj të lartë.

Ekipi vazhdoi gërmimet për të zbuluar edhe dy më shumë, 32 dhe 39 këmbë të thella, të mbushura gjithashtu me më shumë arkivole në gjendje të mirë me ngjyrat e tyre origjinale.

Mumjet, të cilave iu është hequr truri me grepa hekuri përmes hundës si dhe arkivolët e tyre do të shfaqen për publikun në Muzeun e Madh Egjiptian.

Arkivolët antikë janë në gjendje të mirë me ngjyrat e tyre origjinale.

“Unë e konsideroj këtë si fillim i një zbulimi të madh,” tha Ministri i Egjiptit për Turizmin dhe Antikitetet Khalid el-Anany, duke shtuar se më shumë zbulime ende pritet të dalin në të njëjtën zonë.

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se studimet fillestare tregojnë se arkivolet e zbukuruara ishin bërë për priftërinjtë dhe zyrtarin e lartë nga Periudha e Vonë Faraonike rreth vitit 664-525 B.C.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular