Me 106 vota pro mazhoranca ka rikthyer në krye të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, ish-ministër në qeverinë e parë të drejtuar nga Edi Rama.
Ndërkohë që me 105 vota pro është zgjedhur nënkryetare Lealba Pelinku, përfaqësues e PD.
Kuvendi i Shqipërisë i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Ri Qendror të Zgjedhjeve, një organ që do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Më 106 vota pro në krye të këtij institucioni është zgjedhur Ilirjan Celibashi, për të cilin ky nuk është një pozicion i ri, pasi edhe më herët ka mbajtur për disa vite këtë post. Celibashi ka shërbyer si ministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama në periudhën 2013-2017.
Gjithashtu kuvendi ka zgjedhur me 105 vota pro në postin e nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Lealba Pelinkun.
Në përbërje të komisionit janë anëtarët: Ilirjan Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.
Kuvendi emëroi edhe Komisionin e Posaçëm, ku në detyrën e Anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u votuan me 105 vota pro: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho;
Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve
1. Ilirjana Nano
2. Dritan Çaka
3. Arens Çela
4. Muharrem Çakaj
5. Helga Vukaj
Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve
1. Ilirjan Rusmali
2. Elvin Lako
3. Koli Bele
4. Elvis Çefa
5. Ledio Braho
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të organizojë dhe zhvillojë zgjedhjet e 25 prillit.