BallinaKronikeFOTO-DETAJET/Del para gjykatës shqiptarja që vrau me thikë vajzën 7-vjeçare në park

FOTO-DETAJET/Del para gjykatës shqiptarja që vrau me thikë vajzën 7-vjeçare në park

Një grua shqiptare, e moshës 30 vjeç, është paraqitur në gjykatë pasi akuzohet për vrasjen me thikë të një vajze 7-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e familjes së saj të tmerruar në Ditën e Nënës, ndërsa vogëlushja po udhëtonte me skuterin e saj në parkun Bolton

Gruaja akuzohet për vrasje ‘të rastësishme dhe të paprovokuar’  të vajzës 7-vjeçare.

Eltiona Skana, 30 vjeç, akuzohet për vrasjen e Emily Jones, e cila u godit me thikë para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester ndërsa luante me skuterin e saj gjatë një dite në park.

Emily u godit me thikë në qafë nga një grua e cila ishte ulur në një stol prej druri ndërsa vajza kalonte pranë saj.

Skana, një shtetase shqiptar, është akuzuar gjithashtu për posedim të një arme zjarri.

Ajo u paraqit në Gjykatë Mbretërore në Mancester përmes lidhjes me video në një seancë dëgjimore për fajësinë.

Avokati i saj Simon Czoka QC kërkoi që të pandehurës të mos i kërkohet të paraqesë një lutje në seancë.

Skana, e veshur me një triko të bardhë dhe jeshile, nuk foli gjatë seancës së shkurtër që u mbajt.

Skana u arrestua nën dyshimin e vrasjes së Emily.

Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes në Queen’s Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite të së dielës, 22 Mars.

Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford aty pranë, por u shpall tragjikisht e vdekur në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që luftuan për ti shpëtuar asaj jetën.

Prindërit e saj të thyer nga dëshpërimi thanë se Emily e vogël ishte ‘drita’ e jetës së tyre.

Ata thanë: ‘Emily ishte shtatë vjeç, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë.

Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe të qeshura.

Emily kishte një buzëqeshje të dlirë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e saj’

Babai i Emily, Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë për seancën.

Një seancë tjetër është caktuar për tu mbajtur më 6 nëntor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular