BallinaKronikeZhdukja e tre të rinjve, Artan Hoxha: Po manipulohet ngjarja, nuk i...

Zhdukja e tre të rinjve, Artan Hoxha: Po manipulohet ngjarja, nuk i fshihni dot parcelat me kanabis

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar përsëri për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe, ku tre të rinj rezultojnë të zhdukur që prej dy ditësh.

Gazetari Artan Hoxha shkruan:

“Motivet e dobeta”, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabisin e rritur, sa nje bredh…

Me ne fund, edhe pse me nje dite vonese, policia konfirmon ngjarjen e ndodhur ne nje zone malore, ne Malesine e Madhe, te cilen e publikova dje.
Madje publikon emrat e personave te dyshuar, si te zhdukur prej 48 oresh tashme, te cilet jane te njejte me ato qe deklarova ne shkrimin e djeshem.
Por me terheq vemendjen nje detaj, ne dukje i “parendesishem”.
“Burime policore” kane nisur te “rrjedhin” ne media, se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, deri dhe te konflikti per nje femer…
Nese ngjarja do te kishte ndodhur per motive te dobta, minimalisht ne tashme do te kishim kufomat, madje do te ishte kryer dhe ceremonia mortore, sepse ngjarja ka ndodhur te shtunen ne mesdite.
Gjithsesi, “burimet policore”, qe po sakrifikojne te “rrjedhin” informacion per mediat, ne lidhje me motivet, te dobta apo te shendosha, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabis ne zonen pyjore ku ka ndodhur ngjarja….
Jeta e çdo shqiptari eshte shume e shtrenjte, dhe nuk meriton te humbet per çfaredo motiv, qofte ky i dobet apo i shendoshe, madje dhe nje parcele me kanabis…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular