BallinaAktualitetA do kemi valë tjetër të Covid? Eksperti Dasho flet për situatën:...

A do kemi valë tjetër të Covid? Eksperti Dasho flet për situatën: Duhen më shumë…

Evropa po përballet me një rikthim të shifrave të larta të personave të infektuar me Covid-19. Në Angli, Francë, Spanjë po rishikohen masat kufizuese. Duke filluar që nga sot Parisi do të mbyllë të gjitha baret, ndërkohë që do të ashpërsohen masat të paktën për dy javë njoftojnë autoritetet e shëndetësisë. Ndërkaq Spanja do të aplikojë masat e bllokimit.

Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje. Vëmendja e ekspertëve të shëndetësisë është përqendruar  në parashikimet për muajt e ardhshëm (nëntor-dhjetor) të cilët  përkojnë dhe me periudhën e gripit sezonal.

Nuk dihet ende se si do të sillet virusi tek pacientët që njëkohësisht mund të jenë prekur edhe nga gripi. Shumë vende kanë filluar fushatën e vaksinimit ndaj gripit sezonal përfshirë edhe vendin tonë. Në vend numri i testimeve është rritur krahasuar me muajt e fillimit, aktualisht numri arrin mbi 960 teste në 24 orë.

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tha në “Wake Up” në Top Channel se duhet të bëhen më shumë testime. Sipas tij, nëse do të testojmë më shumë, do të zbulojmë më shumë raste.

Më tej Dasho u shpreh se nuk mund të flasim për valë të dytë, të tretë, të katërt, pasi përgjigja e përhapjes së virusit është në varësi të masave të marra.

“Kjo puna e valëve u bë pak qesharake, sepse ne shikojmë një situatë të tillë në fakt. Vende të ndryshme të botës morën masa të ndryshme në raport me virusin. Nuk mund të flasim që epidemia u soll njëlloj në Itali, në Kinë, në Angli, në Gjermani, në Suedi apo në vende të tjera. Vende të ndryshme patën shpërthime të ndryshme. Grupe të ndryshme shkencëtarët arritën në përfundime të ndryshme. Në Shqipëri kemi pasur një ritëm konstant.

Nuk e di nëse është e vërtetë apo artificiale, pra që ky ritëm konstant vjen pasi aq testojmë. Po të testojmë më shumë ndoshta do zbulojmë më shumë, këtë nuk mund ta themi dot pa bërë teste aq sa duhet. Pra ne nuk mund të flasim dot në kushte me kompetencë për valë të dytë, të tretë dhe të katërt”, theksoi ai në “Wake Up”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular