BallinaKronikeÇfarë do të ndodhë me punonjësit e policisë në moshë/Lleshaj sqaron nismën...

Çfarë do të ndodhë me punonjësit e policisë në moshë/Lleshaj sqaron nismën ligjore që i hap rrugë punësimit të tyre pranë…

Të gjithë ata punonjës policie në moshë dhe që nuk mund të vijojnë të jenë në radhët e Policisë së Shtetit, do të kenë mundësi të punohen si roje në shkollat publike të vendit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha para Komisionit të Çështjeve Ligjore, se punonjësit në fjalë nuk do të kenë më atributet e Punonjësit të Policisë. Megjithatë, sipas tij, ka edhe një hapësirë që ata mund të rikthehen pranë Policisë nëse do të jetë e domosdoshme.

Ne mendojmë që një pjesë e punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrën e ruajtjes së objekteve me moshë të madhe të cilët mund të kalojnë të ruajnë objekte të tjera. Ne do paraqesim një iniciativë të re për sigurinë e shkollave. Ne mendojmë që një pjesë e tyre që kanë qenë për ruajtjen e ambienteve dhe janë në moshë të thyer, mund të kalojnë të kryejnë detyra në këto struktura jo si punonjës policie por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar në kushte të tjera. A do ta lëmë apo jo në vullnetin e personit ne e kemi të hapur ta diskutojmë. E kemi lënë të hapur për ta diskutuar në nivelin e qeverisë. Ne mendojmë se transferimi do kreditohet, nuk do të jetë degradim por promovim.

Ne kemi propozuar nenin që mundëson që punonjësit e policisë të punësohen ne detyra shtetërore pa marrë me vete statusin e policit dhe më pas mund të kthehen sërish kurdo që të jetë e nevojshme në strukturën e policisë. Kjo do të krijojë mundësi të madhe për eksperiencë dhe aftësim profesional. Ata kanë gjithmonë të drejtën për t’u kthyer në polici dhe kjo periudhë e shkëputjes i njihet si vjetërsi punësimi.

Besoj se në trajtën që ka marrë projekti mendoj që ka ardhur koha për miratimin në parlament. Në parim kjo hapësirë krijohet për të adresuar nevojën që kanë institucionet e drejtësisë për njerëz me eksperiencë në këtë fushë. Nëse këto institucione do e kenë këtë nevojë do bëjnë një kërkesë. Nuk është vendosur nëse kjo bëhet me kërkesën e personit apo jo. E dyta ka të bëjë me nevojën për të bërë lëvizje”, u shpreh Lleshaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular