BallinaKronikeKlodi Lala: SPAK nuk më bind! Ja çfarë pashë te dosja e...

Klodi Lala: SPAK nuk më bind! Ja çfarë pashë te dosja e Margjekës

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuara e Adi Krastës në emisionin e saj në SYRI TV. Ajo tha se nuk e bind puna e SPAK.

“Për të folur për një peshk të madh do preferoja të flisja për një ministër apo një ish-ministër, për një kryeministër apo një ish-kryeministër. Shpeshherë institucionet e drejtësisë janë shumë të mbyllura për të dhënë informacion.

Kujtoj këtu se SPAK kërkoi pezullimin e kreut e OFL. Unë prita tetë orë për të filmuar zotin Shkëmbi, por nuk e lanë të dilte para medias.

Nuk na u la mundësia që të përballeshim me zotin Shkëmbi. Njeriu që ishte vendosur aty për të nxjerrë nga dheu pasuritë e trafikantëve në fakt ishte njeriu që informonte trafikantët,” tha Lala.

Më pas ajo komentoi rastin e gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila i dha publikisht Lalës dosjen e saj përpara medieve.

“Pa dashur të them nëse ajo është fajtore, te ajo zonjë pashë klithmën e një gruaje, pjesë e sistemit, që i ra të përballet me sistemin dhe la të kuptohet se sistemi i drejtësisë në këtë vend ka degraduar, se ky nuk është sistem që jep drejtësi, por po bën dëme të mëdha.

SPAK nuk më bind. Sepse flasin për korrupsion, dhe kur flitet për korrupsion, duhet të ketë para. Aty nuk ka para. Hetimi nuk qëndron. Unë e mora dosjen dhe aty nuk kishte asgjë,” tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular